Home ShowBiz Lori dhe Ardit Çuni ju sjellin “Dashni”, një hit të pandalshëm
Lori dhe Ardit Çuni ju sjellin “Dashni”, një hit të pandalshëm
0

Lori dhe Ardit Çuni ju sjellin “Dashni”, një hit të pandalshëm

0
0

 

Vetëm pak ditë më parë, gjatë një interviste në televizion, Lori paralajmëroi një klip me ritme verore që do i bënte të gjithë të kërcenin. Ajo deklaroi se ky projekt do vintë si bashkëpunim me Ardit Çunin.

Ajo që Lori la pa thënë modestisht, në këtë intervistë është se kënga në fjalë është një hit i nxehtë që do këndohet e kërcehet kudo përgjatë gjithë stinës së nxehtë.
“Dashni” është titulli i këngës shërben si mesazh për të qetësuar mëritë në çift dhe do i bëj edhe ata më të zemëruarët të vallzojnë me njëri-tjetrin.

Me një refren energjik dhe një melodi gjysëm latine Lori ka goditur sërisht në shenjë me këtë bashkëpunim me Ardit Çunin, pasi kanë sjellë vërtetë një këngë të pandalshme.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=5FrJCmCjlZc