Home ShowBiz Almeda u ankua publikisht për “Dancing With the stars”, Rudi tregon si qëndron e vërteta
Almeda u ankua publikisht për  “Dancing With the stars”, Rudi tregon si qëndron e vërteta
0

Almeda u ankua publikisht për “Dancing With the stars”, Rudi tregon si qëndron e vërteta

0
0

Bëri bujë deklarata e Almeda Abazit kundër produksionit të “Dancing With the stars”.

Ish-missi shqiptar Almeda Abazi tha se ishte ndjerë keq me produksionin e “Dancing With the stars”, për faktin se kur kishte bërë check-out nga hoteli, ajo dhe Tolgahani ishin detyruar të paguanin shpenzimet ekstra.

Vizion Plus iu përgjigj kësaj deklarate duke publikuar faturat e pagesave.

Megjithatë bashkëprezantuesi i këtij spektakli, Rudi Hizmo ka zbuluar të vërtetën e këtij sherri gjatë intervistës së tij në “Pop Culture”.

“Unë nuk e di ekzaktësisht çfarë ka ndodhur, por mesa di Almeda ka qëndruar dy net më shumë, produksioni i DWTS i kishte siguruar çdo lloj gjëje domethënë biletat, qëndrimin në hotel dhe barin. Kur ka mbaruar DWTS ka mbaruar dhe kontrata e Almedës me produksionin kështu që mbaroi dhe detyrimi i DWTS për të paguar hotelin. Por Tolgahan dhe Almeda edhe pse qëndruan për dy net më shumë, ata ua paguan hotelin , por si duket nga pakujdesia nuk i kishte paguar ujin dhe hekurosjen e rrobave, gjë që normalisht kudo që shkon duhet ta paguash vetë, por Almedës mesa duket ky detaj ju dukë pak i çuditshëm, pasi fakti që kishte sjellë Tolgahan falas pa asnjë pagesë, mendonte se e kishin si detyrim ta falënderonin duke i paguar çdo gjë.”, ka përfunduar Hizmo.

Link: https://youtu.be/16StkIO8Blk?t=214

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel