Home ShowBiz Idetë novatore të Class Event, një trend i momentit edhe mes VIP-ave ndërkombëtar
Idetë novatore të Class Event, një trend i momentit edhe mes VIP-ave ndërkombëtar
0

Idetë novatore të Class Event, një trend i momentit edhe mes VIP-ave ndërkombëtar

0
0

Profesionistët e apasionuar në vendin tonë, nëse gjejnë habitatin e duhur mund të bëjnë mrekullira të vërteta dhe të qëndrojnë avangardë trendeve botërore.

Sa i takon një sërë shërbimesh mund të themi me krenari se nuk ka arsye pse t’i kemi zili askujt përtej kufijve.
I referoemi më konkretisht një emri të madh si Class Event, që ka ditur të sendërtojë një standard unik, cilesor dhe mjaft të kërkuar.

Aq sa plot shqipëtarë që bien rishtazi në kontakt me punën e kësaj kompanie pyesin veten a është një punë e ideuar dhe realizuar në Shqipëri apo diku gjetkë. Sigurisht në Shqipëri. Aty ku motivimi nuk mungon mund të realizohen të gjitha ëndrrat dhe dëshirat e shprehura.

Për të dhënë një shembull real të ideve novative të Class Event, mund të përmendim një dasmë të kohëve të fundit, mjaft të lakuar në mediat ndërkombëtare. Atë mes Kaley Cuoco dhe Karl Cook. Aktorja e njohur e serialit “Big Bang Theory” ka zgjedhur ta zhvillojë cermoninë martesore nën një tendë të dekoruar mrekullisht. Fakt ky që u komentua gjerësisht në media.

Për ata që ndoshta e kanë harruar, mund të përmendim këtu se një zgjedhje të tillë kanë bërë para plot një viti, një nga çiftet më të famshëm e më të komentuar të showbizz-it shqipëtar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi. Me përkrahjen dhe përkushtimin e Class Events ata patën një dasëm unike dhe një show avangard nëse i referohemi organizimit.

Link: https://youtu.be/Oa7JHkDW8gs?t=75

Link: https://youtu.be/WBkSbabePmA?t=9

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlIjo8igDu7/?taken-by=classav_events