Home ShowBiz Garderobë gjigande dhe një shtëpi shumë luksoze. Adelina Tahiri është vërtet me fat
Garderobë gjigande dhe një shtëpi shumë luksoze. Adelina Tahiri është vërtet me fat
0

Garderobë gjigande dhe një shtëpi shumë luksoze. Adelina Tahiri është vërtet me fat

0
0

Të kesh në krah përjetësisht njeriun që dashuron dhe ky njeri të ketë miliona pasuri. Jo të gjithë e kanë këtë fat.

Adelina Tahiri, është në muajin e tetë të shtatzanisë së saj dhe shumë shpejt do të bëhet mama e një djali.

Ajo ka hedhur mjaft foto e video këtë kohë në profilin e saj në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit e saj jetën luksoze përkrahë bashkëshortit milioner maqedonas, i cili i ka bërë asaj plot dhurata të shtrenjta, duke filluar që me një makinë të tipit të fundit disa muaj më parë.

Ndërsa ditën e sotme, Adelina ka hedhur një video në Instastory, ku ka kapur një pjesë të garderobës së saj ekstravagante dhe shtëpisë luksoze.

Në këtë video shihen çanta nga firma luksoze, parfume, bizhuteri, ora dhe një dollap i tëri me këpucë.

Duket se këngëtarja e njohur shqiptare e shijon me shpirt jetën e shtrenjtë.

Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/

https://www.instagram.com/p/BlaQJmpjc8F/?taken-by=adelina_tahiri1

Link: https://www.instagram.com/p/BlaQJmpjc8F/?taken-by=adelina_tahiri1

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjaX8Y0lRvY/?taken-by=adelina_tahiri1