Home ShowBiz Pasi Aulona Musta e fëlliqi duke i publikuar bisedat, fansa braktis Instagramin
Pasi Aulona Musta e fëlliqi duke i publikuar bisedat, fansa braktis Instagramin
0

Pasi Aulona Musta e fëlliqi duke i publikuar bisedat, fansa braktis Instagramin

0
0

Aulona Musta është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram dhe së fundmi ajo është shfaqur mjaft tërheqëse dhe me vetbesim të theksuar duke qenë se moderatorja e njohur është marrë seriozisht me formën e saj fizike.

Por mesa duket komentet nuk kanë qenë të gjitha pozitive.

E mesa duket, Aulona është lodhur nga ofendimet dhe i është kthyer keq një komentueseje, ku i publikoi profilin dhe story-n asaj. Pas kësaj, ajo u detyrua që të mbyllte profilin dhe t’i kërkonte falje moderatores.

Aulona e ka shpërndarë këtë bisedë në profilin e saj dhe ka sqaruar se e ka bërë me qëllim që njerëzit ta kuptojnë se personazhet publikë janë njerëz dhe ofendohen si të gjithë të tjerët. “Dhe historia vazhdon…Xhesika me dergoi sms ne inbox…fillimisht me shkroi qe nuk i prish fare pune postimi im, pas 10 minutash pasi nderroi foton e profilit nderroi dhe mendje, e kuptoi “gabimin” dhe me kerkoi falje. Pas 10 minutash te tjera nderroi dhe emrin dhe me tha qe s’ka asgje personale me mua (a thua se kjo i ben me normale sharjet dhe bullizmin) dhe m’u lut t’i fshi profilin! Dhe perfundoi duke e fshire fare profilin ne Instagram! Pra Xhesika nje ore nuk e duroi dot presionin, sharjet, ofendimet. Xhesika dhe shoqet e Xhesikes, jane mesuar te shajne, te ofendojne, te bullizojne dhe kete ta justifikojne me faktin qe: je njeri publik dhe duhet ta pranosh. Por Xhesika dhe shoqet e saj, duhet te kuptojne qe cilido personazh publik, perpara se te jete i tille, eshte njeri, prandaj, Xhesika dhe shoqet e saj eshte mire qe here pas here te provojne ate qe u bejne te tjereve, me aq normalitet. Une normalisht qe e fshiva postimin; sepse ndryshe nga sa mendon Xhesika nuk jam njeriu me i shpifur ne bote. Edhe pse jam e sigurte qe kategoria e Xhesikes; qe jane te mbushura me urrejtje e mllef, nuk zene mend. I vetmi ndryshim eshte qe Xhesika tani do hapi nje profil fallco dhe sharjet do vije te m’i bej me profilin fallco dhe jo te vertetin, jam e sigurte per kete”, ka shkruar gazetarja.

https://www.instagram.com/p/Bl-btHhBU5K/?taken-by=aulonamusta

Link: https://www.instagram.com/p/Bl-btHhBU5K/?taken-by=aulonamusta

https://www.instagram.com/p/Bl_B_xshUUp/?taken-by=aulonamusta

Link: https://www.instagram.com/p/Bl_B_xshUUp/?taken-by=aulonamusta

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlYaczuBYeu/?taken-by=aulonamusta