Eshtë konsideruar si ndër femrat më të bukura shqipëtare madje e kanë krahasuar shumë shpesh me supermodelen Gigi Hadid, pasi mes tyre ka një ngjashmëri shumë të madhe. Fjala është për Xhesika Berberin. Prej disa kohësh, Xhesika është shkëputur për të jetuar në SHBA, aty ku edhe vazhdon punën e saj si modele. Por jehona për angazhimet e saj përcillet nëpërmjet rrjeteve sociale edhe në Shqipëri.
Mirëpo, pak veta e dinin se Xhesika e ka filluar karrierën e saj në modeling që në moshë të vogël. Nëpërmjet një fotoje që ka publikuar në Instastory, ajo ka treguar se fotoja e saj është vendosur në mes të një shkrimi në një libër.
Në këtë foto, modelja shihet në moshë shumë të vogël e megjithatë, bien në sy tiparet e saj të veçanta, të cilat nuk kanë ndryshuar shumë gjatë viteve.
Link: https://www.instagram.com/xhesikaberberi/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlrAlHQH3L3/?taken-by=xhesikaberberi