Home ShowBiz “Fëmijët po dezinformohen për vendin tonë” Big Basta reagon ashpër, pas diskreditimit publik që i kanë bërë Shqipërisë
“Fëmijët po dezinformohen për vendin tonë” Big Basta reagon ashpër, pas diskreditimit publik që i kanë bërë Shqipërisë
0

“Fëmijët po dezinformohen për vendin tonë” Big Basta reagon ashpër, pas diskreditimit publik që i kanë bërë Shqipërisë

0
0

Big Basta bëri publike dje në ‘Instagram’ fotografinë e një libri që e kishte gjetur në një librari në Auckland dhe që veç të tjerash fliste edhe për Shqipërinë.

Në libër thuhej se Shqipëria është nga shtetet më të varfra të Europës dhe se besnikëria dhe klani është shumë herë më i rëndësishëm se identiteti kombëtar. Përkrah këtij përshkrimi jepej dhe fotografia e një familje të varfër shqiptare.

Duket se ky përshkrim nuk i ka pëlqyer aspak këngëtarit shqiptar dhe ka kërkuar që të gjithë shqiptarët të bashkohen dhe të kërkojnë ndalimin e leximit të këtij libri ose ndryshim të informacionit.

“Meqë fqinjët tanë vetëm pse kur festojmë bëjmë simbolin tonë me duar, ndihen të ofenduar dhe e çojnë çështjen deri në gjykatën e jupiterit dhe na dënojnë me gjoba, a do ta pranojmë me përulje dhe si gjynah ketë informacion fallco nga kjo shtëpi botuese nga Anglia, apo do mblidhemi dhe dërgojmë ankesa për ndalimin e këtij libri apo ndryshimin e menjëhershëm të informacionit. P.S: Ky libër është botim për fëmijët dhe ndodhet nëpër librari të botës dhe fëmijët dezinformohen për vendin tonë, dhe ndodh që ne të ardhmen t’i shohin fëmijët tanë si parahistorikë”, – ka shkruar këngëtari.

Gjithashtu në komente ai thotë se vendet e tjera i identifikojnë me bukuritë e tyre natyrore, ndërsa Shqipërinë me raste të tilla që nuk na përfaqësojnë plotësisht.

38458686_203929510468339_5406644483066429440_n-e1533540720674-1

Link: https://www.instagram.com/bigbastaofficial/

Screenshot_12-1-e1533635446383

Link: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2636655623226487&set=a.1729395733952485.1073741833.100006462245776&type=3&theater

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bi32xohFMo-/?taken-by=bigbastaofficial