Home ShowBiz Zbulohet se ku po i kalon pushimet personi më i pasur në Shqipëri
Zbulohet se ku po i kalon pushimet personi më i pasur në Shqipëri
0

Zbulohet se ku po i kalon pushimet personi më i pasur në Shqipëri

0
0

Në emisionin ‘Pushime on Top’ ka qenë i ftuar biznesmeni i njohur Samir Mane i cili ka rrëfyer detaje nga jeta private, karriera si dhe planet për të zgjeruar sipërmarrjen edhe në fushën e turizmit.

Njeriun më të pasur në Shqipëri e gjejmë në Palasë, vend me të cilin është dashuruar dhe po ndërton kompleksin ‘Green Coast’.

‘Vendosa të investoj në turizëm dhe jam i bindur se ky kompleks do t’i japë një standard të ri këtij sektori.

Beach bar Nazar, që sapo kemi hapur, sjell në Shqipëri Mykonosin, Mesdheun, clubet më të famshme.

Është me të njëjtat standarde. Brenda vitit 2020 do ketë përfunduar edhe hoteli, i cili do të jetë një nga markat të njohura në botë me 5 yje’, tregoi Samir Mane.

Njeriu më i pasur në vendin tonë zgjedh familjen, miqtë dhe pushon në bregdetin ku edhe po investon shifra marramendëse.

Link: https://youtu.be/0u0lQl9RJ4s?t=865

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel