Ata të dy janë në një lidhje prej shumë kohësh dhe po planifikojnë tashmë të kalojnë në shtëpinë që kanë blerë në Prishtinë. Afrona Dika ka festuar dje ditëlindjen dhe ajo që ka rënë në sy ka qenë dedikimi emocionues i Blero Muharremit. Ky i fundit në një status në rrjetet sociale, shkruan se trupi i saj, shpirti i saj, sytë e saj janë gjithçka për të.
“Shpirti yt, zemra jote, personaliteti yt, prekja jote, sytë e tu, buzëqeshja jote, aroma jote, ngrohtësia jote, karakteri yt, refleksioni yt. Bota ka nevojë për njerëz si ty! Por unë kam nevojë më shumë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e përjetshme! Ti je bota ime,”- shkruan Blero krahas një fotoje ku shihet duke i dhënë një puthje Afronës.
https://www.instagram.com/p/BmO951YFPLh/?taken-by=bleromuharremi
Link: https://www.instagram.com/p/BmO951YFPLh/?taken-by=bleromuharremi
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bl7rupXlKHA/?taken-by=bleromuharremi