Home ShowBiz Pas arrestimit të të dashurit, Viola Spiro merr një vendim drastik
Pas arrestimit të të dashurit, Viola Spiro merr një vendim drastik
0

Pas arrestimit të të dashurit, Viola Spiro merr një vendim drastik

0
0

Viola Spiro qe kryefjala e faqeve rozë të mediave deri para pak kohësh, pasi i dashuri i saj u arrestua në Holandë për trafik të lëndëve narkotike.

Bukuroshja vazhdoi punën e saj në ekran, duke qëndruar hermetike ndaj kureshtjes së gazetarëve dhe fansave. Viola moderoi emisonin sportiv gjatë Kampionatit Botëror në TVSH. Mirëpo siç duket kjo do të jetë edhe eksperienca e fundit në ekran për të. E ftuar së fundmi në emisionin “Pushime on Top”, Viola është shprehur se ka plane për t’u larguar nga Shqipëria.

“Kam një mendje të largohem pak jashtë shtetit dhe të zhvendosem tek prindërit në Amerikë. Dua të bëj edhe një specializim atje dhe të shkëputem pak. Ndaj nëse nuk më shikoni në shtator, dijeni se kam ikur jasht. Unë kam jetuar shumë kohë jashtë dhe nuk e mendoj dot që të jetoj në një vend.” – tregoi moderatorja.

Më tej, Viola rrëfeu se i është dashur shumë punë për të bindur shikuesit se ishte e aftë në prezantim dhe për këtë është paragjykuar.

“Jam ndjerë shumë e paragjykuar dhe ndihem në shumë raste edhe tani. Pavarësisht se situata ka ndryshuar pak. Në momentin që je e pashme në ekran, njerëzit nisin të të paragjykojnë se ndodhesh aty vetëm për aq. Dhe duhet t’i bindësh sesa e aftë je. Me ekperiencën e fundit të Botërorit jam ndjerë shumë mirë.”- përfundoi Viola.

Link: https://youtu.be/pUcYwloT6Zc?t=1345

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BmdH2mkh-AB/?taken-by=violaspiro