Home ShowBiz “Pleqërinë tregoja plakës tënde” Komentuesi irriton keq Aurela Gaçen
“Pleqërinë tregoja plakës tënde” Komentuesi irriton keq Aurela Gaçen
0

“Pleqërinë tregoja plakës tënde” Komentuesi irriton keq Aurela Gaçen

0
0

Aurela Gaçe na ka treguar nëpërmjet postimeve të saj në rrjetet sociale se burim i frymëzimit të saj përsa iu përket performancave në skenë është ylli botëror Pink.

Madje edhe ditën e këngëtarja energjike, ka publikuar një foto të këngëtares së njohur amerikane duke performuar në skenë me litarë, dhe ka ironizuar me disa prej komenteve negative që i janë bërë asaj në një video ku në mes të koncertit ishte duke bërë pompa në skenë.

Mirëpo edhe në këtë postim për Pink një ndër ndjekësit i ka lënë një koment që e ka irrituar Aurelën, dhe sigurisht që i ka kthyer një përgjigje tejet orgjinale.

“Pleqëria si fëmija, të pëlqejnë stilet e reja”, i shkruan komentuesi.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Aurelës, e cila i la të gjithë pa fjalë me përgjigjen e saj.

“Edhe ky stil më ka pëlqyer (pleqërinë tregoja plakës tënde). Na fal për përgjigjen, por meqë kështu kemi ardhur që në rini, edhe në pleqëri kemi ngel njësoj”, ka shpërthyer Aurela.

aurela

https://www.instagram.com/p/Bm_EvhhAlC8/?taken-by=aurelagaceofficial

Link: https://www.instagram.com/p/Bm_EvhhAlC8/?taken-by=aurelagaceofficial

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bm0b2uyAb6q/?taken-by=aurelagaceofficial