Për hir të angazhimeve të shumta gjatë verës, Samanta ka vendosur të publikojë këngët e saj të reja në muajin e fundit të verës.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja shpjegon se arsyeja pse erdhi kaq vonë ishte koha e gjatë që iu desh të merrej me projektin e saj,”Kush jam”, i cili ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut që në momentet e para të publikimit.
Përveç këtij projekti, Samanta këtë javë surprizoi të gjithë fansat e saj, duke publikuar një tjetër projekt muzikor, i cili siç ajo vetë shprehet, është punuar në një kohë rekord.
“E jotja” titullohet prurja më e re e artistes, në cilën Samanta ka ardhur tepër origjinale, ndryshe nga projektet e mëparshme. Lidhur me këtë projekt muzikor, këngëtarja është shprehur se është një këngë që ka dashur gjithmonë ta bëjë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=JEPiXeocSjQ
Link: https://www.youtube.com/watch?v=xSh1h7Efsbc
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bmqv4DAha4x/?taken-by=samantaofficial