Herë pas here moderatorja e njohur Aulona Musta përfshihet në replika të ashpra me ndjekësit.
Së fundmi moderatorja ka publikuar një shkrim për të gjitha nënat, me anë të së cilit u jep kurajo që të vazhdojnë të kujdesen për veten, edhe pse mund të jenë me fëmijë.
Por jo të gjithë e kanë mirëpritur këtë shkrim, pasi shumë prej ndjekësve i kanë thënë se jo të gjitha nënat kanë kushtet që ka Aulona.
“Problem i Aulonës është që vajzën po ja rrisin mamatë dhe jo ajo vetë. Sepse duke qenë shumë egoiste për veten e vet, nuk i del koha për vajzën. Kur të rritet goca dhe ajo do ta ndjejë këtë mangësi”.
“Hahaha nëse duke menduar në këtë mënyrë, justifikon dështimet e tua si grua dhe si nënë, vazhdo mendoje. Por ti do vazhdosh të jesh e palumtur, gjithsesi…”, ka qenë përgjigja e ashpër e Aulonës.
Link: https://www.instagram.com/aulonamusta/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BmNwGNxhdCt/?taken-by=aulonamusta