Home ShowBiz “O të ngrefet, o s’të ngrefet” martesat gay nxehin keq juristin me gazetaren
“O të ngrefet, o s’të ngrefet” martesat gay nxehin keq juristin me gazetaren
0

“O të ngrefet, o s’të ngrefet” martesat gay nxehin keq juristin me gazetaren

0
0

Tema e djeshme e emisionit Rudina ka qenë paksa e veçantë, pasi bëhej fjalë për dasmën gay të moderatorit shqiptar Mishel Rrena. Të ftuar për të diskutuar në lidhje me këtë fenomen ishin gazetarja Dasara Karaiskaj dhe juristi Altin Hazizaj.

Si mbështetës i ambasadës Pink, Hazizaj u shpreh tërësisht pro martesave të çifteve gay dhe jo vetëm, por hasi në kundërshtim të fortë me mendimin e Dasarës, e cila mbron konceptin e familjes, bërthamë të shoqërisë, të përbërë nga nëna dhe babai.

Në debat e sipër, Altini mundohet t’i sqarojë Dasarës në mënyrë shkencore konceptin e orientimit seksual.

Ai thotë:

“Orientimi seksual është çfarë e ke ti që në lindje dhe po të duash ta provosh, shtë e drejta jote, por nuk e ndryshon dot. Po ta them trashë “o të ngrefet, o s’të ngrefet”. E thënë troç fare. Po ia thjeshtësoj. Orientimi seksual është të tërheq apo s’të tërheq. Mendja nuk të ngrehet për të bërë…”

Link: https://youtu.be/_8J3E4Nk4IM?t=551

Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan