Mesa duket gjërat nuk shkuan edhe aq mirë në koncertin e rradhës të këngëtares Dua Lipa, në Shanghai.. Në rreshtin e parë të turmës ka plasur sherri mes disa vajzave dhe forcave policore.
Sipas raportimeve të para arsyeja ka qenë se njerëzit në rresht të parë mbanin flamuj të komunitetit LGBT, shfaqje të cilat në Kinë konsiderohen të paligjshme.
Menjëherë pas incidentit, Dua Lipa është kthyer në skenë dhe ka filluar të qajë.
Në një postim në Twitter, Dua sqaron:
“Shanghai. Nata e djeshme ishte e gjitha kushtuar fansave të mi. Një koncert i premtuar më parë. Do të qëndroj pranë jush gjithnjë dhe jam krenarë që patët guximin të tregonit krenarinë tuaj në koncertin tim. Gjithë çka bëtë kërkon guxim të madh. Kam dashur gjithnjë që muzika ime të transmetonte fuqi, shpresë dhe bashkim. U tmerrova nga ngjarja që ndodhi, gjithë fansat e përfshirë kanë mbështetjen time.”
https://twitter.com/DUALIPA/status/1040215929144193026
Link: https://twitter.com/imneo_/status/1039884007058616320
https://twitter.com/958353005/status/1039912655933173761
Link: https://twitter.com/958353005/status/1039912655933173761
Burimi i lajmit: https://www.theguardian.com/music/2018/sep/13/fans-removed-dua-lipa-shanghai-concert-china
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bnqo8sol7xp/?taken-by=dualipa