Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha është liruar me kusht nga burgu.
Lajmi është bërë publik ditën e djeshme nga bashkëshortja e tij Rezarta Shkurta e cila ka postuar një video të Ermalit me vajzën në Instagram.
“Familja ime e vockel u bashkua. Faleminderit per cdo fjale e mbeshtetje qe kam ndjere nga ju, keto vite te veshtira.
Uroj nga zemra per gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhene, tju kthehen ne bekime ne jetet tuaja”- shkruan Rezarta në Instagram.
Pas këtij lajmi të papritur qytetarët kanë shpërthyer në akuza e kritika për drejtësinë në Shqipëri. Rezarta jo vetëm që nuk ka replikuar me komentuesit po i ka fshirë komentet dhe pastaj u ka bërë bllok përdoruesve.
Këto kritika duken se nuk kanë ndikuar aspak në gjendjen e saj emocionale pasi vetëm një orë më parë ka postuar në Instagram ku shkruan se është në ditët e saj më të lumtura.
Link: https://www.instagram.com/rezartashkurta/
https://www.instagram.com/p/Bn1uBtjADyw/?taken-by=rezartashkurta
Link: https://www.instagram.com/p/Bn1uBtjADyw/?taken-by=rezartashkurta
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/ShkurtaRezarta/photos/a.360219837331650/1035140106506283/?type=1&theater