Home ShowBiz “Nuk ngeli më i paaftë pa i vënë vetes titullin autor” Për kë e ka fjalën Fatma?
“Nuk ngeli më i paaftë pa i vënë vetes titullin autor” Për kë e ka fjalën Fatma?
0

“Nuk ngeli më i paaftë pa i vënë vetes titullin autor” Për kë e ka fjalën Fatma?

0
0

Fatma Haxhialiu, ka vendosur që përmes një statusi në facebook, të godasë tërthorazi disa kolege të saj në televizion, të cilët sipas saj janë të pazotë.

Konkretisht, Fatma ka sulmuar disa, autore programesh në vendin tonë, edhe pse nuk ka përmendur emra konkretë duket se ajo është mjaft e revoltuar në këtë aspekt.

“Të vjen për të vjellë me titullin autore në ekranet shqiptare. Nuk ngeli më i paaftë pa i vënë vetes këtë titull. Lërini ndonjë gjë edhe atyre gazetarëve që kanë vite që punojnë për ekranin e që meritojnë më shumë se kushdo titullin autore. Ato që punojnë për ju pas skene, ato që kanë idetë, e që për fat të keq nuk u rritën kurrë në detyrë, se në këtë vend sa më i paaftë të jesh, aq më shumë tituk mund t’i lejosh vetes. Njerëz që nuk dinë të formulojnë një fjali dhe i shikon autore programesh,” shkruan Fatma. “Siç tha një kolege, na bëni një nder dhe mos na thërrisni më autore, por krizantemë ose tulipan.”-shton ajo.

Link: https://www.facebook.com/TheFATMA

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnjiSkYHjrH/?taken-by=sipas_fatmes