“As veten nuk e mban dot me 60 mijë lekë” Aurel Thëllimi vë dorën në plagë për këngëtarët lirikë
I njohur gjerësisht në publik nëpërmjet muzikës së lehtë, Aurel Thëllimi është bariton në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ai ka folur shumë sinqerisht për kushtet në të cilat punojnë artistët lirikë, duke u shprehur i zhgënjyer me nivelin e shpërblimit që marrin në TKOB.
“Me punën e këngëtarit lirik, praktikisht është e vështirë. Ne marrim 60 mijë lekë të reja rrogë, por duke menduar rrethanat se artisti është beqar apo edhe familjar, duke menduar që ti harxhon kohën më të gjatë aty, ke dhe shpenzime, do ushqehesh, do pish kafe, etj. As veten si artist nuk e mban dot me 60 mijë lekë të reja në një institucion të tillë unik në Shqipëri dhe elitar. Sepse ne gjithmonë themi, që artistët janë ambasadorë të vendit sepse prezantojnë Shqipërinë denjësisht. Është për të ardhur keq që në shekullin e 21, në të vetmin teatër të operas në Shqipëri, trajtimi i artistit të ketë të tillë shpërblim. Por të paktën me dy drejtoreshat aktuale të institucionit, kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Të paktën trajtohemi si artist në mënyrën e komunikimit.”
Link: https://www.youtube.com/watch?v=KSzQiAfWqH4
Link: https://www.youtube.com/watch?v=X_Qljo-yrQE
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bm8b0M4no7J/?taken-by=aurelthellimi