Home Aktualitet “Mirëserdhe heroi im!” Eshtrat e babait të Leonora Jakupit kthehen me cermoni në atdhe
“Mirëserdhe heroi im!” Eshtrat e babait të Leonora Jakupit kthehen me cermoni në atdhe
0

“Mirëserdhe heroi im!” Eshtrat e babait të Leonora Jakupit kthehen me cermoni në atdhe

0
0

Qeveria e Kosovës pak kohë më parë i premtoi këngëtares Leonora Jakupi se eshtrat e babit të saj do të ktheheshin në vendlindje. Qazim Jakupi, babai i këngëtares ka rënë dëshmorë gjatë luftës në Kosovë.

Ditën e djeshme amaneti i babait të saj u realizua, pas 20 vitesh trupi i tij do të prehet në Kosovë. Eshtrat e Qazim Jakupit dhe kolonelit Ahmet Krasniqi me nderime shtetërore hynë në Republikën e Kosovës.

Këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram këtë moment emocionues të shumëpritur për të. “Mirë se erdhe në Kosovën e lirë Heroi im”- shkruan këngëtarja mbi foton e autokolonës.

Republika e Kosovës tërhoqi nga Shqipëria eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, të cilët do të rivarrosen sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Link: https://www.instagram.com/leonorajakupi/?hl=en

https://www.instagram.com/p/Bn50VYdn9qo/?hl=en&taken-by=leonorajakupi

Link: https://www.instagram.com/p/Bn50VYdn9qo/?hl=en&taken-by=leonorajakupi

Burim i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnzN1plHaCC/?hl=en&taken-by=leonorajakupi