Home ShowBiz Incident në Telebingo Shqiptare! Ardit Gjebrea detyrohet të marrë masa të paparashikuara
Incident në Telebingo Shqiptare! Ardit Gjebrea detyrohet të marrë masa të paparashikuara
0

Incident në Telebingo Shqiptare! Ardit Gjebrea detyrohet të marrë masa të paparashikuara

0
0

Duke qenë se studiot nuk janë gati, spektakli “E diela Shqiptare” nuk dihet ende kur mund të fillojë.

Kjo ka bërë që shorti i Telebingo Shqiptare për këtë të dielë të zhvillohet në ambient të hapur te oborri papara ndërtesës së Klanit.

Por me gjithë përpjekjet për organizimin sa më të mirë të spektaklit, në fund jo gjithçka ka shkuar mirë.

Në fakt ka ndodhur një incident pikërisht në momentin, kur po bëhej gati hedhja e shortit, pasi aparatura për përzierjen e goglave nuk ka funksionuar, duke krijuar kështu një situate çoroditjeje tek shikuesit.

Me gjithë përpjekjet e njëpasnjëshme të personave përgjegjës, duket se nuk ka funksionuar tubi që thith goglën e përzgjedhur.

Situata ishte e befasishme dhe ka gjetur të papërgatitur edhe moderatorin Ardit Gjebrea, i cili boshllëkun e pritjes tentoi ta mbushë me fjalë.

Por pasi u verifikua, që aparatura nuk funksion dhe shorti po shkonte drejt dështimit, Arditi është detyruar të bëjë një veprim të parashikuar, një gjë që nuk ishte parë deri tani. Shorti u hodh  duke i tërhequr goglat me dore.

Link: https://youtu.be/Wfd2i5mVdG0?t=3088

Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan