Pak ditë më parë Ervis Behari ka publikuar këngën e tij më të re titulluar “Plaka mbi taka” ku protagoniste janë 4 zonja. I ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan Behari tregoi më tepër rreth realizimit të klipit dhe prapaskenave të tij.
“Vetëm një incident ka ndodhur gjatë xhirimeve të cilin nuk ia kam thënë zonjave sepse nuk doja që të mërziteshin, por makina ime ishte automatike dhe unë në një moment frenova fort dhe të gjitha zonjat më ranë sipër. Për momentin nuk iu tregova gjë, ishte një gropë iu thash, por asnjë nuk u lëndua”, tha Behari.
Në studio kanë surprizuar me prezencën e tyre edhe katër zonjat protagoniste në klip Barije Canko, Xhevaire Terziu, Zhaneta Musha, Merita Meçollari. Ndërkohë këngëtari po ashtu sqaroi se titulli i këngës “Plaka mbi taka” është vënë për ta bërë sa më gazmore këngën.
“Plaka mbi taka” është klipi im më i ri, por fjala “plakë” është në thonjëza sepse ato janë zonja të nderuara, por për ta bërë më gazmore këngën e vendosëm titullin kështu. Ideja e klipit ishte e Adrian Hilës të cilin dua ta falenderoj që besoi në talentin tim që në fillim.”
Link: https://youtu.be/JQCC58DOKVA?t=253
Link: https://www.youtube.com/watch?v=mi4HvP16YvQ
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bn_pfTUjl1G/?taken-by=rudinamagjistari