Pasi i zuri vendin Fjoralba Ponarit, Nevina Shtylla tregon arsyen pse u largua nga “Klani”
Pasi moderoi suksesshëm për një sezon nën logon e ‘Klan’ Nevina Shtylla vendosi të largohej për të prezantuar përkrah Edi Manushit në “Procesi Sportiv”.
Largimi i saj ishte i papritur dhe kjo i ka habitur ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi në një pyetje të drejtuar në ‘Instagram’ ata i thonë se nuk duhet të largohej nga ‘Klan’ pasi aty u bë kjo që është.
Këto fjalë duket se nuk i kanë pëlqyer moderatores dhe në përgjigjen e saj tregon se puna dhe përkushtimi e kanë bërë ajo që është sot.
‘Kjo që jam sot vjen falë të tjerë faktorëve, me në krye familjen time. Kam punuar me shumë përkushtim për gjithçka dhe besoj se e kam merituar çdo ‘feedback’ pozitiv dhe mbështetjen tuaj. “Klanit” i jam mirënjohëse për një sezon fantastik. Por në “Top Channel” mendoj se do të arrij maksimumin tim, me një investim të vazhdueshëm dhe mbi të gjitha të mirëmenduar”,- shkruan Nevina.
Me këtë përgjigje Nevina lë të kuptohet se arsye për largimin e saj është bërë ofrimi i një pozicioni më të mirë pune.
Ndërsa sa i takon Fjoralbës, ajo u shpreh se nuk i vjen aspak keq, pasi shumë shpejt fansat do e urojnë bukuroshen bjonde, sipas Nevinës.
Link: https://www.instagram.com/nevinashtylla/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnwMkYjHToR/?taken-by=nevinashtylla