Mungesa e Norës në festën e babyshow-it të Tunës i shtoi dhe më shumë dyshimet se mes dy këngëtareve, tashmë kunata, gjërat nuk shkonin edhe aq mirë.
Roberti pak kohe me pare u shpreh se “Tuna ka probleme me gjithë estradën shqiptare. Ne nuk ishim në festën e nipit dhe i kërkoj falje Patrisit, por nuk do të jemi në asnjë gëzim familjar për shkak të Tunës.” Tuna nuk reagoi kurrë, siç ka bërë pothuajse me gjithë rastet kur të tjerët kanë përmendur emrin e saj.
Në një intervistë për “Prive” pas 2 vitesh mungesë, Tuna tregoi arsyet pse nuk reagoi kurrë mbi gjithë çka tha Robert Berisha intervistë pas interviste.
“Nuk e kam komentuar për arsye se për mua nuk kanë vlerë, e vetmja gjë që ka vlerë për mua në këtë fazë është familja ime. Familja ime nënkupton: unë, Patrisi dhe Tian. Kështu që të gjithë të tjerët janë të parëndësishëm në jetën time, vendimet e tyre janë të parëndësishme. Ne jetojmë në një shtet të lirë, mediat i japin hapësirë gjithkujt. Kushdo mund të shprehë mendimin e lirë, unë për vete nuk kam kohë për këto gjëra. Në intervista dal për projektet personale, të tjerët janë të parëndësishëm.
Link: https://youtu.be/oMoCY-15AAM?t=1046
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnyMumtjNI0/?taken-by=tunasejdi