Home ShowBiz U dashurua me pedagogun e saj, aktorja Eni Jani tregon historinë e rrallë
U dashurua me pedagogun e saj, aktorja Eni Jani tregon historinë e rrallë
0

U dashurua me pedagogun e saj, aktorja Eni Jani tregon historinë e rrallë

0
0

Bashkëshortët aktorë Eni Jani dhe Genc Fuga, janë konkurent në këtë edicion të ri të “Dance With Me”. Çifti kanë nisur me këmbë të mbarë pasi në puntatën e parë u shpallën çifti i mbrëmjes me koreografinë e Albi Nakos.

Po në këtë reality show, çifti festoi 12-vjetorin e martesës, marrëdhënie nga e cila kanë dy vajza. Të ftuar tek emisioni “Rudina”, Eni dhe Genci kanë treguar për historinë e dashurisë së tyre dhe se si studentja u dashurua me pedagogun.

“Ne jemi njohur shumë kohë më përpara se të lidheshim sepse Genci ka qenë pedagog dhe unë studente. Unë e shihja thjeshtë si pedagog dhe ai si studente. Pasi kam mbaruar fakultetin kemi rastisur në një film të dy bashkë dhe aty siç duket filloi të më shihte ndryshe. Unë vazhdoja t’i thoja profesor dhe ai në një moment më thotë: Mos më thuaj më profesor. Më pas gjërat filluan të ishin ndryshe, mbi të konsideruarit koleg. Nuk ka patur një propozim klasik, por ne kemi qenë në një mbrëmje dhe unë ia thashë vetë e para. E putha unë e para. Tre vite më vonë ne jemi martuar. Dasma jonë ka qenë e përbashkët. Kemi bërë tre ditë dasmë. Pas një viti e pak lindi vajza e parë që quhet Stina dhe më vonë Ajri”, tha Eni Jani.

Link: https://youtu.be/Bf2UkdyhWvY?t=586

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BocV2C-D4c7/?taken-by=rudinamagjistari