Home ShowBiz Enrique Iglesias shashtis fansen me një puthje në buzë, në mes të skenës
Enrique Iglesias shashtis fansen me një puthje në buzë, në mes të skenës
0

Enrique Iglesias shashtis fansen me një puthje në buzë, në mes të skenës

0
0

Këngëtari me famë botërore Enrique Iglesias ka bërë të lumtur një fansen tij, duke e puthur në buzë.

43-vjeçari spanjoll po performonte në koncertin e tij në Kiev, kur një vajzë u ngjit në skenë dhe të dy nisën të putheshin në buzë para audiencës.

Në videon e publikuar nga mediat e huaja, duket sesi këngëtari i hitit “Hero”, i cili është në një lidhje me tenisten Anna Kournikova prej vitit 2001, gëzon fansen pasi i jep një puthje të gjatë dhe pasionante.

Fansja nuk e besonte sesa me fat ishte dhe për këtë arsye ajo vendosi që të nxirrte telefonin nga çanta për të bërë një “selfie”.

Më pas Enrique i dha një tjetër puthje në buzë vajzës, e cila nisi ta përqafonte dhe hodhi këmbët e saj në belin e këngëtarit.

 

Link: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-6235075/Enrique-Iglesias-passionately-KISSES-fan-concert-Ukraine.html#v-7232760231795734046

Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-6235075/Enrique-Iglesias-passionately-KISSES-fan-concert-Ukraine.html

Burimii fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BGHwGa3KGU8/?taken-by=enriqueiglesias