Home ShowBiz Fansi e ngatërroi me Klaudia Pepën, i menjëhershëm reagimi i Alba Hoxhës
Fansi e ngatërroi me Klaudia Pepën, i menjëhershëm reagimi i Alba Hoxhës
0

Fansi e ngatërroi me Klaudia Pepën, i menjëhershëm reagimi i Alba Hoxhës

0
0

Një ndër personazhet më të përfolur të showbizzit, balerina Alba Hoxha,  tashmë nuk është vetëm pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos, por edhe prezantuese e motit në “Tv Klan”.

Alba është mjaft e ndjekur në profilin e saj në “Instagram”, ku postimet e saj marrin mijëra pëlqime dhe qindra komente.

Ajo së fundmi ka postuar një fotografi teksa pozon me një jumpsuit ngjyrë rozë. Përveçse Alba duket shumë elegante, ajo që ka tërhequr vëmendjen është edhe një koment nga një fans i saj.

Mesa duket ai e ka ngatërruar me Klaudia Pepën, ish-in e Albi Nakos, i cili aludohet se është aktualisht në një lidhje me Albën. Gjithsesi vetë Alba e ka marrë me sportivitet këtë lojë fjalësh.

2018-10-04 15_12_35-Alba Hoxha (@albahoxha1) • Instagram photos and videos

Link: https://www.instagram.com/p/Boe2Z3EHmJb/?taken-by=albahoxha1

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnwmeSyHD3j/?taken-by=albahoxha1 / https://www.instagram.com/p/BbmKeIAFwQQ/?taken-by=klaudiapepa