Home ShowBiz “Në kushte shumë të vështira dhe pa ujë…”, Ingrit Gjoni flet për xhirimet e klipit të fundit
“Në kushte shumë të vështira dhe pa ujë…”, Ingrit Gjoni flet për xhirimet e klipit të fundit
0

“Në kushte shumë të vështira dhe pa ujë…”, Ingrit Gjoni flet për xhirimet e klipit të fundit

0
0

Ingrit Gjoni është ndër këngëtaret më të kërkuara të showbizzit shqiptar.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Ingrit Gjoni tregoi detaje rreth realizimit të klipit të saj të fundit me titull “Flakë”.

“Kënga ka 4 ditë që ka dalë dhe është pritur mirë. “Flakë” është një bashkëpunim me Gjeto Lucën. Ky është bashkëpunimi i katërt që ne kemi bashkë. Bashkëpunimet që kemi patur më parë janë pëlqyer, koncertet ne i kemi bashkë dhe menduam të bëjmë edhe një bashkëpunim tjetër. Këtë periudhë kam qenë e ngarkuar me koncerte, këto kohë jam e angazhuar më shumë jashtë Shqipërisë. Tekstshkruesja e këngës është Fifi, me të cilën kam bashkëpunuar në këngët e fundit. Klipi është xhiruar në Krrabë, tek rruga dytësore. Kemi xhiruar gjithë ditën në kushte shumë të vështira dhe pa ujë, por ishte një ambient i bukur.

Unë e dua profesionin tim dhe nuk bëj neglizhencë, e bëj punën time deri në fund dhe ky mendoj është çelësi që kam rezistuar kaq gjatë”, tha këngëtarja.

Link: https://youtu.be/DdWq_PdHYDA?t=275

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=yMC80DJtuEA