Home ShowBiz Florian Binaj tregon historinë e hidhur me të dashurën: “E kapa duke u puthur me një tjetër”
Florian Binaj tregon historinë e hidhur me të dashurën: “E kapa duke u puthur me një tjetër”
0

Florian Binaj tregon historinë e hidhur me të dashurën: “E kapa duke u puthur me një tjetër”

0
0

Florian Binaj gjithnjë e kemi parë të na bëj të gjithë të qeshim në spektaklin e humorit “Portokalli”, ndërsa tashmë është një nga shoqëruesit e Luana Vjollcës në emisionin “Shiko kush luan”.

Ditën e djeshme gjatë lojës “Ndaje ose haje”, aktori duhet të tregonte emrin e një vajze që i ka pëlqyer shumë ose duhet të konsumonte një prej ushqimeve të pakëndshme.

Floriani vendosi të përgjigjej duke treguar një histori. Aktori rrëfeu se shumë vite më parë pëlqente një vajzë dhe ajo atë gjithashtu. Madje aktori i kishte blerë një arush për ditën kur do takoheshin tek kodrat e Liqenit. Mirëpo kur mbërriti atje u habit kur pa vajzën që pëlqente duke u puthur me një tjetër. Sot Binaj është lumturisht i martuar dhe është gjithashtu dy herë prind.

Link: https://youtu.be/ohewnY-ndv0?t=5892

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel