Home ShowBiz “Kishim ftuar 500 dhe na erdhën 650 veta” Lorik Cana flet për dasmën madhështore dhe jetën në Tiranë
“Kishim ftuar 500 dhe na erdhën 650 veta” Lorik Cana flet për dasmën madhështore dhe jetën në Tiranë
0

“Kishim ftuar 500 dhe na erdhën 650 veta” Lorik Cana flet për dasmën madhështore dhe jetën në Tiranë

0
0

Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka rrëfyes për për emisionin “Rudina” në televizionin Klan, se në dasmën e tij me modelen italiane Monika kishte ftuar 500 vetë por i kishin ardhur 650.

“Ne dasmën që kemi bërë në Kosovë kishim ftuar 500 veta, por erdhën 650, ku më shumë se 150 nuk i njihja fare. Na doli dasma krejtësisht nga kontrolli (qesh). Ndërkohë që nga Monika në Kosovë, kanë qenë vetëm prindërit. Por, tradita te ne është që prindërit ftojnë njerëz.”

Ndërkohë dasma në Romë ka qenë shumë intime, vetëm50 vetë.

Lorik Cana tregon se është shpërngulur në Tiranë.

“Bojken sapo ka mbushur 3 vjeç, jemi shpërngulur në Tiranë dhe ai ka filluar kopshtin këtu. Fëmijët janë bekim i jashtëzakonshëm dhe ne nuk kemi dëshirë ta lëmë me një. Por, akoma nuk i kemi hyrë punës. Vitin tjetër ai bën 4 vjeç dhe do fillojmë të mendojmë diçka”

Link: https://youtu.be/MgPrcBScHsw?t=1171

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BUctBr_ho1W/?taken-by=lorikcana