1. Home
  2. ShowBiz
  3. Bashkëshorti befason Aurela Gaçen për ditëlindje. Publikohen pamjet nga festa e çmendur
Bashkëshorti befason Aurela Gaçen për ditëlindje. Publikohen pamjet nga festa e çmendur
0

Bashkëshorti befason Aurela Gaçen për ditëlindje. Publikohen pamjet nga festa e çmendur

0
0

Artistja brilante Aurela Gaçe këtë vit kishte menduar që ditëlindjen ta festonte vetëm me familjen, por bashkëshorti i saj Skerdi kishte menduar diçka më të madhe.

Ai i organizoi Aurelës një festë madhështore ku të pranishëm ishin shumë kolegë e familjarë. Këngëtarja ka publikuar foto e video në profilin e saj në “Instagram”, ku zbulon surprizën e bukur që i ka bërë njeriu i saj i zemrës.

Në fshehtësi të plotë, Skerdi kishte mbledhur gjithë njerëzit e dashur të Aurelës dhe i kishte përgatitur një natë magjike.

Ndërkohë në një video të publikuar nga Aurela në “Instagram” shihet se si Skerdi së bashku me miqtë dhe familjarët janë fshehur dhe në momentin që këngëtarja ka mbërritur në lokal e kanë befasuar duke dalë e kënduar  “Shumë urime për ty…”.

View this post on Instagram

Nuk kisha asnje plan per te festuar. Mendova te mbidheshim ne shtepi ne familja edhe kaq. Por Skerdi kishte plane te tjera😅… ne oren 2 mbasdite ka filluar te organizoje gjithcka, edhe sa mire qe i kemi miq @geraldina_sposa qe marrin persiper ne momentin e fundit edhe zbukurimin e tavolines😁😍 sic dine ata . . Telefonoi miqesine time te vjeter me te cilet kam shume vite qe ndaj shume ngjarje, bashkepunetoret e e grupin , familja po e po, e ne fshehtesi me surprizuan keshtu😍😍😍😍😍😍😍. . Skerdi i ja del gjithmone te me gezoje❤. Ai e njeh shpirtin tim , di me detaje cfare me ben te gezohem, e di qe i dua njerezit . Ai e di dobesine time per zerin e Aleksander Gjokes dhe ashtu papritur e solli surprize . Ngaqe me njeh mire, mblodhi rreth meje njerez qe gezonin per mua . Edhe i ja doli💓❤ sepse une vetem keshtu dua te festoj, mes dashurise. Disa nga miqte e vjeter nuk arriten dot sepse gjithcka u organizua per pak ore…disa edhe nuk ka arritur ti lajmeroje per arsye hutimi😅 ….por ditelindje te tjera na presin😉 . Njerezit prane ,kane me shume vlere se cdo dhurate tjeter.

A post shared by Faleminderit Zot (@aurelagaceofficial) on

Link: https://www.instagram.com/p/BpC-sX5A04M/?taken-by=aurelagaceofficial

Link: https://www.instagram.com/p/BpDDbN0g290/?taken-by=aurelagaceofficial

Link: https://www.instagram.com/aurelagaceofficial/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BoccZXFArDg/?taken-by=aurelagaceofficial