Home ShowBiz Publikon foton e rrallë, përlot Ajola Xoxa me dedikimin për të birin
Publikon foton e rrallë, përlot Ajola Xoxa me dedikimin për të birin
0

Publikon foton e rrallë, përlot Ajola Xoxa me dedikimin për të birin

0
0

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër për herë të parë rreth dy javë më parë. Ajola Xoxa solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë, Kajan.

Pasi është duke përjetuar emocionet më të bukura e të qenurit nënë. Ajola ka publikuar në rrjetet sociale një foto të realizuar 12 orë para se të lindte djalin dhe shkruan disa reshta prekës.

“Kjo fotografi është marrë 12 orë përpara se ti të vije në jetë Kajan, e të na e mbushje jetën plot me dritën e bardhë të rrezes së parë të agimit. Mami uron që ti të rritesh i shëndetshëm, të bëhesh një njeri i mencur, i mirë dhe i drejtë, të të udhëheqi në jetë gjithnjë dashuria dhe asnjëherë inati; të bëhesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemrën plot mirësi si nëna Valbona dhe plot dedikim si nëna Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, të kesh buzëqeshjen gjithë dritë si gjyshi Luani që të mbron nga qielli, zemrën të paqtë si stërgjysja Gano, dhe të jesh cool si xhaxhi Arbi. Nga mami tashmë t’i e ke marrë të gjithë zemrën dhe zemra ime qëndron e gjitha aty brenda zemrës tënde të vogël, përgjithmonë”,-shkruan Ajola plot emocion.

2018-10-19 08_56_41-Ajola Xoxa (@ajolaxoxa) • Instagram photos and videos

Link: https://www.instagram.com/p/BpFm8Wan4Fnv090zqb59jKSgsvDCH03W0sXvJM0/?taken-by=ajolaxoxa

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjevtRHnJbwFS8E8_vpIq_Amo2lkZtt_ICGJCg0/?taken-by=ajolaxoxa