Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur pikat e basteve dhe kazinove, pati një efekt të menjëhershëm mbi shoqërinë shqiptare, dhe në çdo emision diskutohen anët pozitive dhe negative të këtij vendimi.
Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama qe i ftuar në emisonin “Zonë e lirë” ku do të flasë pikërisht mbi këtë temë. Mirëpo vetëm pak çaste pasi Rama është akomoduar në studio, moderatori Arian Çani i ka bërë një dhuratë të veçantë. Ai nxorri dy zara me ngjyrë lejla dhe ja dhuroi Ramës. “Ti kesh këto zarat meqë janë ngjyrë lejla dhe ti mund të luash me to deri në janar, ke kohë,”- u shpreh Çani.
Në emisionet e mëparshme kur kryeministri ka qenë në “Zonë e lirë” ka marrë dhuratë një timon dhe një airbag.
Link: https://youtu.be/4_LKYatbvCA?t=839
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/Zoneelireofficial/photos/a.10150102113319196/10154732572259196/?type=1&theater