Aktori Elvis Pupa prej shumë kohësh i ka munguar skenës shqiptare. Por ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ndonjëherë ndan me fansat e tij momente të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi Elvisi ka publikuar një foto ku shfaqet vetëm ai dhe që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të tij.
Bashkëngjitur me foton aktori shkruan: “E do robi një shtyllë në jetë me u mbështet. Imagjino nivelin e vështirësisë, të luash shtyllash këtu”.
Kjo foto nuk kaloi pa u komentuar edhe nga bashkëshortja e tij, Belina, e cila i shkruan: “Ti je shtylla e shtëpisë o çavo”, duke imituar kështu edhe një prej roleve të Pupës kur ishte në spektaklin e humorit “Portokalli”.
“Me këto fjalë të hutoni ju”, i përgjigjet ai gruas së tij, koment që u shoqërua nga një lum batutash nga ndjekësit.
Link: https://www.instagram.com/p/BpPwxGzF8qg/?taken-by=elvispupa
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BbW06iWlhkJ/?taken-by=elvispupa