Home ShowBiz E imiton në “Portokalli”, Ylli Baka ka dy fjalë për Gaz Pajën
E imiton në “Portokalli”, Ylli Baka ka dy fjalë për Gaz Pajën
0

E imiton në “Portokalli”, Ylli Baka ka dy fjalë për Gaz Pajën

0
0

Ylvi Bakëri është personazhi më i ri i  ‘Portokallisë’. Aktori Gazmend Paja me këtë personazh imiton këngëtarin e njohur Ylli Baka.

I ftuar sot në emisionin “Rreze dielli” Ylli, ka treguar se nuk i ka ardhur aspak keq kur ka parë se janë duke e imituar.

Por pavarësisht kësaj, këngëtari ka dy fjalë për aktorin.

“Nuk e di pse më duket sikur do të këndojë edhe ky. Sikur po e shoh që do të bëjë një “Baftjar” të dytë me atë Ylviun, po më duket se nuk e bën dot. Kurse për atë pjesën tjetër, unë këndoj por nuk këndoj gjithë ditës siç thotë ai. Unë do ti këndoja diçka Gazit tani në mëngjes që në mëngjes mezi këndon edhe gjeli “O Gazi t’u bëfsha unë, mos u merr more me këtë punë”, shprehet Baka.

“Nuk më ka ardhur keq me këtë imitim. I them vetëm mos e trash se nuk shkon”, ka shtuar ai më tej.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=-aHlysI6Hyc

Link: https://www.youtube.com/watch?v=YRc1ondELjw

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=YRc1ondELjw