Home ShowBiz “Si i humba dy shtatzani”, emocionon Mihrije Braha me rrëfimin prekës
“Si i humba dy shtatzani”, emocionon Mihrije Braha me rrëfimin prekës
0

“Si i humba dy shtatzani”, emocionon Mihrije Braha me rrëfimin prekës

0
0

 

Veç zërit të mrekullueshëm dhe karrierës shumëvjeçare, Mihrije Braha njihet si një tip mjaft i lirshëm që ka rrëfyer para kamerës shumë momente të sikletshme nga jeta e saj. Së fundmi Mihrija i ka surprizuar të gjithë me një rrëfim mjaft prekës. Në një intervistë për “Mirage”, ajo ka treguar dështimin e dy shtatzënive.

Herën e parë Mihrija tregon se nuk e kishte ditur se ishte shtazanë, por ka dështuar e detyruar nga rrethanat.

“Kisha ngelur shtatzënë por nuk e dija. Kam shkuar tek doktori dhe më ka thënë nuk je shtatzënë por ke një vonesë të ciklit dhe më ka dhënë disa tableta për t’i pirë. Moskonstatimi i saktë i një shtatzënie, kur merr tableta të tjera, nuk e ke të sigurt që fryti do të zhvillohet në gjendje normale,”- tregon e prekur Braha.

Për këtë arsye, pas vizitës në një doktor tjetër që ka konstatuar se Mihrija ishte dy muajshe shtatzënë, kanë vendosur që të ndërpresin shtatzëninë.

“Herën e dytë kur kam mbetur shtatzënë, jam gëzuar shumë. Edhe djali im Platori është gëzuar shumë. Diku në muajin e 4 ose të 5-të, kam pasur një dështim spontan. Gati gjysmën e punës me dështu, ka qenë shumë e dhimbshme.

Platori më puthte barkun dhe më tha: “Mami, nëse është vëlla, do t’ja lëmë emrin Jon. Nëse është motër, do t’ja lëmë Ikena.” Ikena s’kisha dëgjuar asnjëherë. I thashë ku e ke dëgjuar këtë emër Ikena? Në çerdhe?

“Jo- tha,- i kena krejt.” Uau çfarë shpjegimi i mirë. I thashë nëse do të jetë motër, Ikena do t’ja vendosim emrin. Por me kalimin e kohës nuk e kam ditur nëse ka qenë Joni apo Ikena” tha mes të tjrash Mihrija në këtë rrëfim mbresëlënës.

Link: https://youtu.be/a7egjEQcO0s?t=358

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkHgkBHBSV3/