Home ShowBiz “Miss BumBum 2018” përfundon me sherr
“Miss BumBum 2018” përfundon me sherr
0

“Miss BumBum 2018” përfundon me sherr

0
0

Ellen Santana është bukuroshja braziliane që ka fituar mbrëmjen e shkuar kurorën e Miss BumBum 2018. Konkursi për të pasmet më të bukura u bë arenë edhe e një incidenti që ka lënë pa fjalë të pranishmit, por edhe spektatorët nga e gjithë bota.

Ellen, 31-vjeccare, e njohur si modele dhe si kërcimtare, mori çmimin para qindra njerëzve në Sao Paolo. Por, pak minuta pasi organizatorët shpallën fituesen, konkursi brazilian u kthye në kaos.

Një konkurrente tjetër, e quajtur Aline Uva iu afrua dhe e grisi shiritin e fitueses duke i thënë: Të pasmet e tua janë false.

“Unë tërhoqa titullin e fitueses pasi unë jam e vetmja femër që e meritoja. Unë plotësova të gjitha rregullat e lojës, të pasmet e mia janë reale, ndërsa të pasmet e saj janë plastike. Miss BumBum është një farsë. Mund t’i provoj me fakte të gjitha këto që them”, tha Aline Uve, e cila ia rrëmbeu shiritin fitueses dhe e vuri në trupin e saj, për të mos e dorëzuar më.

Momentet e kësaj përplasje nuk i shpëtuan kamerave të të pranishmëve.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=LKTeycKiM6A

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpHoS_pBSRE/

Burimi i lajmit: https://www.thesun.co.uk/news/7671483/miss-bumbum-2018-contestants-plastic-surgery-rivalry-stage/