Këngëtarja Rezarta Shkurta ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video ku shfaqet me familjen e saj të vogël, bashkëshortin Ermal Hoxha dhe vajzën e tyre Hera, duke përgatitur pemën e Vitit të Ri.
Duket se e gjithë organizatorja e atmosferës magjike në shtëpi është Hera, e cila kishte shprehur dëshirën për të bërë gati gjithçka. Pema është e zbukuruar me detaje të bardhë dhe në ngjyrë floriri, ndërkohë që poshtë shihen të renditura kutitë me dhurata. Ky është viti i parë që e gjithë familja është bashkuar dhe do të festojnë të gjithë bashkë ndërrimin e viteve. Video përmbyllet mes puthjesh dhe përqafimesh mes anëtarëve të familjes.
“Hera vendosi që festat të fillojnë sot në shtepinë tonë”, – shkruan këngëtarja në lidhje me videon.
https://www.instagram.com/p/Bp5FH8OhbNw/
Link: https://www.instagram.com/p/Bp5FH8OhbNw/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpT9Tg9g4HG/