Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Raport Tv, ka qenë i ftuar së fundmi aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja. Ai bëri një deklaratë mjaft të papritur mbi ish-kryeministrin Berisha.
Veleshnja ka treguar se Berisha dërgonte njerëzit e tij për të rrahur aktorët që e imitonin atë. Ai ka treguar një rast personal ku një trupërojë e Berishës e ka kërcënuar atë me vdekje. “Imitimi është dashamirësi, nuk është dashakeqësi, pavarësisht se dikur Sali Berisha i rrihte ata që i imitonin.
Po kur e imitonin, Saliu dërgonte njerëz që t’i rrihnin, bodigardët e vet. Mua më ka ndodhur, më ka ardhur bodigardi më ka thënë, po e imitove edhe një herë do të fus plumbin kokës. Ka qenë bodigardi i Berishës, një bjond i gjatë, i shëndoshë. Cfarë bëra? I thashë hajde më gjuaj. Po këtu në Shqipëri nuk të vret njeri për llafe apo për imitime, janë kot. Në Shqipëri shaj sa të duash, shpif sa të duash, bëj çfarë të të dojë e bardha zemër, nuk të vret njeri. Po ndërhyre tek lekët aty të vrasin. Këtë e kam nga Bledi Mane”, është shprehur me humor aktori.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=MzQI8fuMSAE&feature=player_embedded
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlP62bohct1/