Eshtë mjaft hermetike sa i takon jetës private, por herë pas here Xhemi Shehu publikon foto me dy djemtë e saj, Martinin dhe Gabrielin.
Pavarësisht punës në televizion, moderatorja e njohur shqiptare tregon se është e përkushtuar ndaj dy vogëlushëve.
Ndërsa kohë më parë Xhemi shprehu dëshirën që të ketë edhe një vajzë, duket se ka ndryshuar mendim.
Moderatorja postoi një foto të “djalit” të saj të tretë, maçokun gri shumë të adhurueshëm, i cili qëndron i shtrirë në divan dhe me shikimin e thellë në ekranin e telefonit.
“Kur divani ka veshë. Djalë”, shkruan në mbishkrimin e fotos moderatorja.
Xhemi u bë nënë për herë të parë me Martinin, tani 7 vjeç, ndërsa rreth katër vite më vonë solli në jetë edhe të voglin Gabriel.
Link: https://www.instagram.com/xhemishehu_/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bn8VxuHhuEj/