I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel Renato Mekolli nuk mund të lihej pa u pyetur për sjelljen e tij në “Hell’s Kitcjen”. Ai tregoi me humor se nervat i ka të trashëguara pak nga Greqia, por jo se shqiptarët janë më të qetë.
“Je kaq i vogël, i imët dhe elegant dhe them nga del gjithë ai zë?” – e pyet moderatorja. “Nga nervi moj, që nuk marr kile” – u përgjigj Renato Mekolli. “Nga e ke trashëguar gjithë këtë nerv, shqiptar është apo është grek ?” –e pyet Bieta. “Po grek duhet të jetë. Pastaj edhe ne jemi shumë keq, nervat e shqiptarëve janë o zot na ruaj” – tha duke qeshur shefi i kuzhinës Renato Mekolli.
Kuzhinieri shqiptar më i përfolur i momentin është pa diskutim Reanto Mekolli dhe shkak për këtë është bërë sjelljes së tij e ashpër me konkurrentët në spektaklin “Hell´s Kitchen”.
https://www.instagram.com/p/BqLASg4lz0U/
Link: https://www.instagram.com/p/BqLASg4lz0U/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BbrI5_-H2CZ/