Home ShowBiz “Më jep një shans!”, Dajana Shabanin e befasojnë në mes të emisionit
“Më jep një shans!”, Dajana Shabanin e befasojnë në mes të emisionit
0

“Më jep një shans!”, Dajana Shabanin e befasojnë në mes të emisionit

0
0

Dajana Shabani, moderatorja se “Ditë e Re” në Ora News, ka marrë një tufë me lule gjatë kohës që ajo ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.

Fillimisht, prezantuesja e priti me mosbesim dhe batuta tufën e luleve, duke thënë: “Mos është ndonjë bombë!”, por më pas situata u kthye paksa ‘serioze’, duke qenë se dërguesi i luleve kishte dashur të mbetej anonim.

Me gjithë çiltërsinë dhe sinqeritetin karakteristik të saj, Dajana e lexoi letrën në të cilën shkruhej: “Më jep një shans! Anonim ”

Mes pikëpyetjeve se kush mund të ishte personi që kërkon një shans, moderatorja përgjigjet me buzëqeshje: “U shtofshin burrat si ty…ose gratë!”

Link: https://www.youtube.com/watch?v=skqp1m-N00I

Burimi i fotos kryesore: ©OraNews