Ish gruaja e futbollistit të njohur shqiptar Blerim Xhemajlit, Erjona Sulejmani, tashmë është pjesë e televizionit në Itali, pasi ka marrë ftesë nga Canale 5.
Erjona mori pjesë në spektaklin “Temptation Island Vip”, një program i të mirënjohurës Maria De Filippi.
Së fundmi Erjona ishte e ftuar në emisionin “Pasditja ime” me Eraldo Rexhon, ku foli për eksperiencën e saj gjatë ishullit të izoluar.
Mirëpo modelja ka shpërthyer në lot në momentin kur ka folur për mamanë e saj, ndërkohë që tregoi se për të mamaja është heroinë dhe dëshira e saj që në fëmijëri ka qenë të bëhet si mamaja e saj.
“Mamaja ime është gjithçka për mua. Është heroina ime. Kur je fëmijë i vogël, ke gjithmonë një pikë ku thua ‘Kam për të arritur’ ose një person që thua ‘Kam për tu bërë’. Zakonisht fëmijët e vegjël thonë do të bëhem superman, unë kam thënë gjithmonë dua të jem si mamaja ime”, tha Erjona mes lotësh.
Link: https://youtu.be/UEjGyUrBprc?t=445
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bqhzo9BAlll/