Home ShowBiz Pse u përlot Venera Lumani në trasmetim?
Pse u përlot Venera Lumani në trasmetim?
0

Pse u përlot Venera Lumani në trasmetim?

0
0

Këngëtarja e njohur Venera Lumani qe e ftuar në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan, ku ndër të tjera foli edhe lidhjen e saj me Lindi Islamin.

Venera tregoi se propozimi ka qenë një surprizë për të dhe se Lindi i ka propozuar në gjunjë.

“Ishte surprizë, por shumë intime. Thjesht pashë dashurinë e jetës që ishte ulur në gjunjë dhe unë ulem po ashtu në gjunjë, sepse nuk doja që ta shihja ashtu dhe ndodhi e gjithë gjëja”, tha Venera, ndërkohë që tregoi se së shpjejti do të bëjnë edhe fejesën.

Por, këngëtarja shpërtheu në lot, pasi u shpreh se dëshiron që gjyshërit e saj të jenë të pranishëm në fejesë, ndërkohë që tregoi se kanë patur problem me shëndetin.

“Së shpejti do të bëjmë një darkë fejese me familjet. Do doja të ishin edhe gjyshërit në këtë darkë, ata kanë patur pak probleme me shëndetin dhe unë s’mund ta imagjinoj dot atë darkë pa gjyshërit, sepse ata më kanë rritur”, tha Venera.

Link: https://youtu.be/S7TilTLY2nQ?t=832

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqsgJsjBfNf/