Edhe pse një nga këngëtaret më të mira të muzikës live, Anxhela Peristeri nuk i ka shpëtuar kritikave në rrjetet sociale.
Pas publikimit të një fotoje në Instagram një ndjekëse e ka krahasuar këngëtaren me juristen Eni Çobani.
“Mu duk si Eni Çobani kur e pashë, bo ç’jeni bërë të tëra një surrat o perëndi”, i ka shkuar ndjekësja, duke mos e pritur përgjigjen e ashpër të Anxhëla Peristerit.
“Fatkeqësisht për ty që e paske kaq problem, ky është surrati im siç ma ka bërë nëna. Nëse mendon se surrati yt është më i bukur se i imi, më nxirr në gjyq te Eni Çobani meqë ngjajmë, të vendosë populli kush fiton”, i ka shkruar Anxhela.
https://www.instagram.com/p/BqzA_gMBx-m/
Link: https://www.instagram.com/p/BqzA_gMBx-m/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqagHYlh8kp/