Me rastin e Ditës së Pavarësisë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefika postuar në Intagram një foto me motrën e saj Nora, duke realizuar simbolin e shqiponjës në shtetin grek.
Menjëherë pas publikimit të kësaj fotos, vërshuan komentet negative të grekëve, të cilët i shkruanin fjalë ofenduese nga më të ndryshmet.
“Rastis të jem këtu në një udhëtim biznesi, po festoj këtu dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Jam artiste dhe jo politikane. I dua të gjitha shtetet dhe i uroj të gjitha vendeve të botës paqe dhe prosperitet. Kështu që, nuk jam duke treguar mungesë respekti ndaj askujt. Kam vetëm dashuri dhe respekt për ju dhe shtetin tuaj të bukur. Të qëndrojmë bashkë , mos të lejojmë askënd dhe asgjë të hyjë midis nesh, njerëzve në të gjithë botën. Paqe!”, shkruajti Era si kundërpërgjigje.
https://www.instagram.com/p/BqurSQ4DRQJ/
Link: https://www.instagram.com/p/BqurSQ4DRQJ/
https://www.instagram.com/p/BpxQoaADMBd/
Link: https://www.instagram.com/p/BpxQoaADMBd/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqurSQ4DRQJ/