0
0
Trejsi Sejdini, fituesja e “Miss Universe Albania” për vitin 2018, njoftoi teksa ishte në emisionin “Rudina” se do të nisej për në Bangok për të marrë pjesë në finalen e këtij konkursi bukurie.
Mirëpo planet nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe modelja nuk ka mundur dot të udhëtojë drejt kompeticionit të njohur. Me anë të një njoftimi në Instastory, Trejsi ka lajmëruar se për shkak të kohës së keqe udhëtimi i saj është shtyrë.
Ndërkohë fansat e saj në Tajlandë e kanë pritur Trejsin në aeroport dhe modelja i falenderon duke i bërë të ditur se për 5 orë do marrë fluturimin e rradhës.
Link: https://www.instagram.com/misstrejsisejdini/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqSyAC-BMPu/