0
0
Shef Renato Mekolli që në fillim, ka qenë shumë serioz dhe mjaft i ashpër me konkurrentët e “Hell’s Kitchen”.
Por mbrëmjen e djeshme konkurrentët nuk morën aq shumë të bërtitura si në puntatat e mëparshme. Madje shef Renato qeshi me të madhe në një moment.
Ishte konkurrentja Elvana e cila kishte si detyrë të gatuante trahananë, por për fat të keq dogji bukët, dy herë. “Bukët për të dytën herë po digjen. O Zot”, thotë Mekolli, duke qeshur.
Por të qeshurën e Renatos konkurrentë e kanë cilësuar si ironike dhe nuk e kanë marrë mirë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=NksT_74Ix7k
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bj4cti1HPj8/