Moderatorja e njohur Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë në shtator të këtij viti. Ajo solli në jetë djalin që së bashku me të shoqin e pagëzuan me emrin Raiden.
Jona publikon herë pas here foto të ëmbla të vogëlushit. Dje ajo ka postuar një foto të adhurueshme në profilin e saj në “Instagram”, ku djali qëndron i përqafuar me të atin.
“Unë ju shoh ju dhe ndihem në shtëpi”, shkruan Jona bashkëngjitur me foton.
Ndërkohë në foton e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, vihet re se fansat e moderatores kanë rënë dakord se i vogli i ngjan kopje mamit.
https://www.instagram.com/p/Bq8CoZYFQc-/
Link: https://www.instagram.com/p/Bq8CoZYFQc-/
https://www.instagram.com/p/BppqPN-F0Zu/
Link: https://www.instagram.com/p/BppqPN-F0Zu/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bo6vbe7FPE5/