1. Home
  2. ShowBiz
  3. Majlinda i vë vulën debatit me Majk: ‘Drejtësia do të përgjigjet’.
Majlinda i vë vulën debatit me Majk: ‘Drejtësia do të përgjigjet’.
0

Majlinda i vë vulën debatit me Majk: ‘Drejtësia do të përgjigjet’.

0
0

 

Para disa muajsh Majlinda është pyetur në instagram nëse Majk kujdeset financiarisht për të birin dhe përgjigja e saj ishte “JO”.

Reperi i njohur Majk ka publikuar pak më parë disa foto dhe video nga takimet me fëmijë me aftësi të kufizuara dhe ndërkohë që shumë fansa e përgëzuan ka pasur edhe nga ata që sjellja e reperit nuk ju është dukur e vërtetë.

Një prej komentuesve i thotë që së pari duhet të dojë djalin e tij dhe më pas fëmijët e tjerë. Si rrallëherë Majk ka vendosur të kthejë përgjigje dhe nuk ka qenë aspak siç e prisnim. “Djalin tim nuk ma le me e pa nëna e vet vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mundet ta pranojë se ndarja është proces jetësor dhe diçka që u bë. Zoti është i madh, vonon pak, por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish kurrë çfarë kam në zemër e sa më do zemra me e pa, e sa dua me e pas afër. Po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti”,-ka shkruar reperi i revoltuar.

Koment për të cilin ka reaguar Majlina Zeka me një foto të Roanit ajo ja ka numëruar një për një Majkut sjelljet e tij.

‘Një person i cili e ul çdo femër pasi përfundon lidhjen tregon më së miri se çfarë ka në brendësi të tij. Nuk jam këtu për t’u bërë avokati askujt, por vetëm për të thënë publikisht që kam forcë, guxim dhe krenari të luftoj e t’i qëndroj përballë të vërtetës. Për mua Roani është bota ime, do të doja të ishte kështu edhe për babain e tij, sepse jam unë ajo që ndarjen e kam pranuar si një rrethanë shumë normale, por kjo nuk do të thotë që e kam menduar që një baba biologjik dhe këtë fryt i cili sot frymon dhe rritet dhe e zbukuron jetën time çdo ditë, do e bënte ‘vegël’ për të thënë të pavërteta….  Ky ‘serial’ ka filluar me tendencën për ta mohuar atësinë, pastaj për ta pranuar dhe më vonë për të dytën herë për t’i vënë dilemë kësaj të vërtetë. U përgjigje para komentuesve, por si do i përgjigjesh ndërgjegjes tënde ose kur djali të rritet dhe të të  pyesë për të gjitha dramat që do të mbesin dëshmi në internet? Njerëzinë dhe karrierën mbaji larg njëra tjetrës, sepse njëra të sjell famë dhe para, e tjetra të bën të jesh ky që je, e që tregon që brenda teje zgjohet një ndërgjegje jo e pastër duke e arsyetuar mes postimeve‘,-shkruan ndër të tjera Majlinda.

makja

View this post on Instagram

Asnjehere nuk kam dashur qe problemet ose shqetesimet ti beje publike, aq me pak ato te cilat kane te bejne me Roanin, kam heshtur gjithmone ne lloj lloj situate, por nuk do te hesht kesaj radhe kur dikush e perdor famen per te " arsyetuar" mosveprimet e duhura. Nje person i cili e ul cdo femer pasi e perfundon lidhjen tregon me se miri se cfare ka ne brendesi te tij. Nuk jam ketu per tu bere avokat i askujt , por vetem te them publikisht qe kam force, guxim, dhe krenari te luftoj e t'i qendroj perballe te vertetes. Per mua Roani eshte bota ime, do te doja shume te ishte keshtu edhe per babin e tij, sepse pikerisht jam une ajo qe ndarjen e kam pranuar si nje rrethane shume normale, por kjo nuk do te thote qe e kam paramendu qe nje baba bilogjik dhe kete fryt i cili sot frymon dhe rritet dhe e zbukuron jeten time cdo dite, do te behet " vegel" per te thene te pa verteta. Ky " serial" ka fillu me tendencen per ta mohuar atesine, pastaj per ta pranuar, dhe pastaj per te dyten here per ti vene dileme kesaj te vertete ! Nuk ka asnje qenie qe e pranon ndarjen shume normale, por jo edhe tendencat e tilla per te me lenduar e thyer sa here qe i duhet dikuj te beje lidhje tjeter, dhe pastaj kur te jete i lire te thote qe nana e ndalon me pa femiun… U pergjigjje para komentuesve, po si do i pergjigjesh ndergjegjes tende ose kur djali te rritet e te pyet per te gjitha keto drama qe do mbesin deshmia me e mire ne internet? Ndoshta edhe atehere fajin do e adreson te une, por shpresoj qe te troket ndergjegjja nje dite e per hire te gjakut tend e asgje me shume, te mos i krijosh femiut tend pa rahati ne femijerine e tij. Zoti do te na gjykoj secilin aq me shume ne kete rast mua si nane e ty si baba, e deri atehere me mire te mos i arsyetohemi askuj, vetem vetes karshi Roanit. E une per kete do jetoj shume e qete derisa edhe jeten jam e gatshme ta fal per TE. E ta permbush cdo zbrazeti te tij, sado e veshtire te jete. Njerezine dhe karieren kisha sygjeru ti mbash larg njera tjetres, sepse njera te sjell fame dhe para, e tjetra te bene te jesh ky qe je e qe tregone qe brenda teje zgjohet nje ndergjegjje jo e paster duke e arsyetuar veten permes postimeve,

A post shared by MR⚜️ (@majlindazeka1) on

Link: https://www.instagram.com/p/Bq_FJDgg16Z/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqNsuTqg6Do/