Në korrik të këtij viti erdhi në jetë vogëlushja e aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Çifti i artistëve e pagëzuar të bijën me emrin Ajka, por ende nuk e kanë prezantuar me publikun. Ajo dhe Besi kanë vendosur që mos të zbulojnë imazhin e vajzës rreth 5-muajshe, por tashmë të paktën i dëgjuam zërin. Këngtarja po ndiqte mbrëmjen e së mërkurës natën e parë të gjysmëfinales së spektaklit “Kënga Magjike”, ku tregoi mbështetjen e saj për disa nga konkurrentët.
Në një prej videove të postuara në InstaStory, në të cilën shfaqet duke performuar Kejsi Tola, dëgjohet edhe zëri i Ajkës.
Në mes të videos dëgjohen belbëzimet e para të foshnjës, e cila duket se kërkon që vëmendja e Xhensilës te jetë te ajo. Dhe këngëtarja i drejtohet me fjalët e ëmbla: “O jeta ime”, ndërsa më pas nis të qeshë.
Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpwXNpFA25V/